26/01/10

Fasule te zeza meksikane me oriz Basmati.



Veshtiresia: Mesatare
Koha e pergatitjes: 60 min

Per dy persona:
Oriz Basmati 1 gote uji, Fasule te zeza meksikane 1 gote uji, mish vici rreth 300 gr, qepe nje kokerr mesatare, pak curry, pak kumino, pak spec pikant, vaj ulliri 2 luge gjelle, kripe sipas deshires.

Pergatitja:
Ne radhe te pare fasulet meksikane vihen ne uje qe nje nate para perdorimit ne menyre qe te zbuten. Une i shtoj ujit te fasuleve dhe bikarbonat sodiumi qe ndihmon procesin e zbutjes.
Pastaj, pastrohet qepa dhe pritet mishi ne copa kubike.

Fasulet:Ne nje tenxhere me presion veme te zjejne fasulet ne nje cerek qepe, per ti dhene shije. Kohezgjatja e zierjes se fasuleve eshte, rreth 20-25 minuta pasi tenxherja me pression ka marre vale. Ndersa per zierjen e fasuleve ne tenxhere normale, besoj duhen rreth 2-3 ore kohe, por nuk jam e sigurt pasi nuk e kam provuar kurre :-)).

Orizi: Orizin une pergjithesisht e gatuaj ne vaporiere, qe eshte ky stumenti i fotos nr. 2. Une e perdor shume, pasi te lejon te gatuash pa yndyrna shtese, ne banjo-mari, dhe eshte shume i mire per shendetin. Nese dispononi nje mjet te tille, koha e gatimit eshte rreth 27-30 min. Por gjithashtu mund te pergatitet edhe si oriz pilaf, dhe pjata del po aq e mire. E rendesishme eshte qe orizi te jete i thare, pa leng.

Mishi: Ne nje tenxhere jo shume te thelle, veme qepen e grire ne thela mesatare te skuqet ne vaj. Pasi te jete zbutur i hedhim mishin duke i shtuar dhe kuminon (cumino italisht, shqip s'jam e sigurt), qe eshte nje specie siriane, qe ben shume mire per shendetin pasi midis te tjerash eshte dhe burim hekuri. I shtojme dhe spec pikant dhe curry (specie indiane) sipas deshires.
I leme te skuqen pak bashke, dhe pastaj i shtojme dhe fasulet qe nderkohe kane zier.
I shtojme pak uje dhe i leme te ziejne bashke 5 minita, qe fasulet te marrin shije. Tani mund ti shtojme dhe kripe sipas deshires.
E gjitha perberja duhet te kete nje forme kremoze, jo shume te lenget por jo dhe fare te thare.

Kur te jete gati, ne nje pjatance hidhet orizi qe nderkohe eshte zier, dhe nga ana tjeter miksi me fasulet dhe mishin.
Secili mund te filloje hedhe ne pjaten personale orizin dhe fasulet dhe ti miksoje sipas deshires.

Shoqerimi me i mire per kete lloj pjate eshte nje birre shume e ftohte. :-))

Pjata eshte gati.
Ju befte mire te gjitheve.