07/06/09

Spageti me Midhje (me salce domate)






Vestiresia: Mesatare
Koha e pergatitjes: 60 minuta

Per dy persona:
Spageti 200 gr, midhje 800 gr, hudhra 2 thelpinj, vaj ulliri 2 luge gjelle, domate 400 gr, majdanoz, 1 gote vere te bardhe, pak spec pikant sipas deshires, piper i zi, kripe sipas deshires.

Pergatitja:
Pastohen midhjet duke u hequr mustaqet dhe duke i hequr reren qe mund te kene siper. Pasi mbarojme pastrimin i leme ne uje per rreth 15 minuta. Ne nje tenxhere te thelle veme ujin pa kripe sepse midhjet jane goxha te kripura dhe nuk ka nevoje per kripe shtese.
Ndersa presim te valoje uji, ne nje tenxhere te ceket shtojme vajin e ullirit dhe hudhrat. Kur hudhrat te marrin ngjyre te verdhe i shtojme domatet dhe i perziejme qe te mos digjen. I shtojme nje pjese te majdanozit, piperin e zi dhe ate pikant. Pastaj i shtojme dhe midhjet dhe pas kesaj shtojme edhe goten e veres se bardhe per ti dhene shije. Nese deshironi mund te hiqni disa nga guackat e midhjeve duke ndare midhjen nga guacka qe te mos behet shume voluminoze kur midhjet te hapen. Pas disa minutave ne fakt do te vini re qe midhjet fillojne e hapen. Kini kujdes me midhjet qe nuk hapen vete dhe mos u mundoni ti hapni me zor po hiqini nga tenxherja ose pjata sepse do te thote qe nuk jane te mira.
Nderkohe uji ka valuar dhe veme makaronat te ziejne duke i perzier here pas here qe te mos ngjiten. I heqim makaronat 2 ose 1 minute para dhe pasi i kemi kulluar, i hedhim ne tenxheren ku ndodhen midhjet dhe i leme te ziejne pak bashke qe te marrin shije. I provojme dhe kur jane gati i heqim dhe i vendosim neper pjata. Nje pjese te midhjeve mund ta leme ne tenxhere se jane shume voluminoze. I hedhim siper majdanozin e mbetur duke zbukuruar pjaten.
Makaronat jane gati.
Ju befte mire!

3 commenti:

  1. O motraa..

    Sa shkruajte midhje ti, ja vura syrin une.. Kjo eshte pjata ime e preferuar.. Tani ti e di qe une nuk gatuaj shume, prandaj nuk do te te genjej "Nuk besoj se do a gatuaj kete pjaten tani afer, por ndoshta mund ta gatuaj me mamin." edhe do te te themi se si na doli se keshtu nga fotoja duket fantastike..

    Nje gje qe me pelqen me shume nga menyra se si e shpjegon procesin e gatimit, eshte se ti i shpjegon mire gjerat, psh. "Ne nje tenxhere te thelle veme ujin pa kripe sepse midhjet jane goxha te kripura dhe nuk ka nevoje per kripe shtese." Me pelqen kjo gje sepse une edhe kur gatuaj 1 here ne 2 vjet nuk e respektoj receten pike per pike.. Prandaj "tips" te ketilla jane shume te nevojshme per njerez qe i gatuajne keto pjata per here te para.

    Fakti qe ke vene edhe fotografi midis procesit te gatimit edhe kur pjata perfundon.. Mmm.. 1sh.. S'kam me mire.. Pale ajo receta.. Mmm.. E ke shpjeguar me pirpikemerine (ekziston kjo fjala? Nejse) me te madhe.. Te gjithe personat qe e lexojne kete blogun duhet ta kene te lehte ti gatuajne keto recetat.. Shume mire!! Sonte mesuesja do te te japi nje flamur me yll..

    Ne pergjithesi BRAVO edhe mu lengezua goja mua tani :((

    Ciao,
    Visa Jote.

    PS. Kur te vish ne Kanada, ben mire te na gatuash cdo gje.. Ti e se sa na merr malli ne per ty :PP

    RispondiElimina
  2. Komplimente per blogun. Ve re qe nuk ka shume te tille per kuzhinen ne shqip.Edhe kjo receta duket shume e shijshme :DDD

    RispondiElimina
  3. Ju faleminderit per komentet.
    Tani dua te me thoni nese keni provuar ndonje nga keto riceta gatimi, dhe nese po, si kane dale.:-))

    Pershendetje, Jola.

    RispondiElimina