07/06/09
Tave dheu
Veshtiresia: Mesatare
Koha e pergatitjes: 30-40 minuta
Per dy persona:
Melci vici 250 gr, 1 domate te madhe ose tre te vogla, vaj ulliri 2 luge gjelle, 1 spec te kuq, miell 1 luge, gjize 150gr ose per ke jeton ne itali 100gr ricotta dhe 50 gr djath feta, 2 thelpinj hurdhra, 3-4 gjethe dafine, 1 spec pikant, piper te zi dhe kripe sipas deshires, dhe patjeter dy tava dheu me diameter rreth 15 cm e thellesi rreth 5 cm.
Pergatitja:
Ne nje tenxhere te ceket skuqim melcite e prera ne kubike me vajin. Pasi jane gati i heqin nga tenxherja dhe i vendosim ne nje ene tjeter. Ne vajin e mbetur hedhim per skuqje hudhrat e grira jo shume holle, domatet dhe pas pak shtojme specin e prere ne copa te holla. Pas disa minutash shtojme dhe miellin dhe e kaurdisim duke pasur kujdes qe perberja te mos ngjitet ne tenxhere. I shtojme dhe gjizen ose ne mangesi Ricotta dhe djathin Feta dhe vazhdojme kaurdisjen derisa te marri forme unike. I shtojme gjethet e dafines, specin djeges sipas deshires, piperin e zi dhe i shtojme nje gote uje. I hedhim kripe sipas deshires dhe pas dy minutash i bashkojme melcite qe skuqem ne fillim. I leme te ziejne bashke per 5-7 minuta dhe pastaj perberjen e hedhim ne dy tavat e dheut. Marrim tavat dhe i fusim ne furren qe kemi ngrohur paraprakisht me 200 grade. I leme ne furre per rreth 20 min duke i kontrolluar here pas here.
Me pas i heqim nga furra duke pasur kujdes te mos digjemi.
Pjata eshte gati.
Ju befte mire.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
yum
RispondiEliminapergezime per blogun
RispondiEliminaedhe une kam nje blog quhet
http://yummania.wordpress.com
me vjen mire qe po shtohen blogjet e gatimit ne shqip.
se harrova po e shtoj blogun tuaj ne listen e blogjeve te mia ;)
RispondiEliminaTe falenderoj per komentet e tua. Tani do te shikoj edhe blogun tend. :-))).
RispondiEliminaUne nuk kam pasur mundesi per te shkruar ne blog, por tani do te rikthehem me poste te reja.
Te pershendes, Jola.
Une kam provuar taven e dheut.
RispondiEliminaTe puth mami!
Oo...Si i behet, ngela ngjitur pas ekranit? A ke nji luge ose nji spatul t'a shqis turinjte..po i ndjej edhe aromen. Apapapapa...tave dheu...obobobo...apapapapaaa
RispondiEliminaJola, Ju bete nje prezantim korrekt te menyres se pergatitjes se taves se dheut dhe kjo tregone nivelin Tuaj ne guzhine si dhe aftesine e shprehjes ne gjuhen tone Shqipe. Ju falenderoje!
RispondiEliminaPershendetje,
RispondiEliminaPergezimet e mia, sot gatova taven e dheut sipas udhezimeve tuaj, edhe perfunimi ishte i shkelqyer.
ju faleminderit.
Stela