





Koha e pergatitjes: 60 minuta
Per dy persona:
Spageti 200 gr, midhje 800 gr, hudhra 2 thelpinj, vaj ulliri 2 luge gjelle, domate 400 gr, majdanoz, 1 gote vere te bardhe, pak spec pikant sipas deshires, piper i zi, kripe sipas deshires.
Pergatitja:
Pastohen midhjet duke u hequr mustaqet dhe duke i hequr reren qe mund te kene siper. Pasi mbarojme pastrimin i leme ne uje per rreth 15 minuta. Ne nje tenxhere te thelle veme ujin pa kripe sepse midhjet jane goxha te kripura dhe nuk ka nevoje per kripe shtese.
Ndersa presim te valoje uji, ne nje tenxhere te ceket shtojme vajin e ullirit dhe hudhrat. Kur hudhrat te marrin ngjyre te verdhe i shtojme domatet dhe i perziejme qe te mos digjen. I shtojme nje pjese te majdanozit, piperin e zi dhe ate pikant. Pastaj i shtojme dhe midhjet dhe pas kesaj shtojme edhe goten e veres se bardhe per ti dhene shije. Nese deshironi mund te hiqni disa nga guackat e midhjeve duke ndare midhjen nga guacka qe te mos behet shume voluminoze kur midhjet te hapen. Pas disa minutave ne fakt do te vini re qe midhjet fillojne e hapen. Kini kujdes me midhjet qe nuk hapen vete dhe mos u mundoni ti hapni me zor po hiqini nga tenxherja ose pjata sepse do te thote qe nuk jane te mira.
Nderkohe uji ka valuar dhe veme makaronat te ziejne duke i perzier here pas here qe te mos ngjiten. I heqim makaronat 2 ose 1 minute para dhe pasi i kemi kulluar, i hedhim ne tenxheren ku ndodhen midhjet dhe i leme te ziejne pak bashke qe te marrin shije. I provojme dhe kur jane gati i heqim dhe i vendosim neper pjata. Nje pjese te midhjeve mund ta leme ne tenxhere se jane shume voluminoze. I hedhim siper majdanozin e mbetur duke zbukuruar pjaten.
Makaronat jane gati.
Ju befte mire!