07/06/09

Spageti me Mashurka









Veshtiresia: Mesatare
Koha: 30-40 minuta

Per dy persona:
Makarona spageti 200 gr, mashurka 300 gr, domate 3 kokrra mesatare ose 10 kokrra te vogla, hudhra 2 thelpinj mesatar, 10 flete borziloku, 1 luge vaj ulliri, 50 gr djath i bardhe jo shume i kripur, kripe sipas deshires.

Pergatitja:
Ne nje tenxhere te thelle hedhim uje dhe pak kripe.
Nderkohe pastrojme mashurkat duke i hequr bishtat nga te dy anet, i lajme mire dhe pasi te kete marre vale uji i hedhim brenda te ziejne per rreth 7-10 minuta. Pasi te kalojne minutat i shtojme brenda dhe spagetit qe te zijne se bashku me mashurkat dhe i lejme te zihen per kohen qe eshte shkruar ne etiketen e spagetit. Perpara se ti heqim i provojme per kripe dhe shtojme kripen sipas deshires. Nga ana tjeter, nderkohe qe spagetet dhe mashurkat ziejne bashke, ne nje tenxhere te ceket vendosim vajin e ullirit dhe hudhrat, dhe pasi hudhra te marri ngjyre te verdhe i shtojme domatet e grira ne copa te vogla. Pas dy minutash i shtojme gjysmen e fleteve te borzilokut dhe gjysmen tjeter e leme per sbukurim te pjates. I shtojme nje gjysem gote uje dhe i leme te ziejne bashke. Nderkohe makaronat dhe mashurkat jane gati dhe pasi ti kemi kulluar ujin, i shjtojme te tenxherja me domatet dhe i kaurdisim se bashku per rreth nje minute, sa te marrin shijen e duhur.
Pasi i kemi ndare neper pjata makaronat i grijme siper me rende djathin e bardhe dhe i veme fletat e borzilokut per zbukurim.
Pjata eshte gati.
Ju befte mire!

4 commenti:

  1. Violeta

    Mendoj se te treja pjatat e pregatitura nga ju tregojne nivel te larte gatimi.Une do ti provoj duke filluar nga pjata e trete.
    Eshte mire ti pregatisni edhe ne anglisht per
    Kanadezet sepse kane nevoje per pak shije.

    Urime.....

    RispondiElimina
  2. Thank's ma!!!

    RispondiElimina
  3. O ma, a ke provuar ndonje nga ricetat?
    Ciao, Jola.

    RispondiElimina
  4. TiG | Titanium nail Art & Paintings - TITanium Art & Paintings
    TiG are the 2020 escape titanium world-famous art and painting studio of titanium nail art mens titanium braclets and paint. The company was ford escape titanium for sale founded in 1997 in trekz titanium pairing the United thinkpad x1 titanium States of America

    RispondiElimina