04/02/10
Oriz me kiwi dhe karkaleca te vegjel.
Veshtiresia: E lehte
Koha e pergatitje: 40 min
Per dy persona:
Oriz 1 gote uji, kiwi 2-3 kokrra te vogla, karkaleca 100 gr., qepe 1/4 e kokrres, vere e bardhe 1/2 gote uji, kripe sipas deshires, pak piper te bardhe.
Pergatitja:
Kiwit i qerojme nga lekura dhe i presim ne copa te vogla katrore. Duhet te kemi parasysh se kiwit duhet te jete te bere mire, domethene te bute dhe te embel, sepse perndryshe orizi del i hidhur.
Qepen e grijme holle dhe e veme te skuqet me pak vaj. Pasi qepa te jete zverdhur i shtojme orizin dhe e kaurdisim derisa te marri ngjyre per rreth 2-3 minuta.
I shtojme pastaj dhe veren dhe e leme te shuhet me te. pasi te kete avulluar vera, i shtojme rreth 3 gota uji dhe e leme te ziej (sasia e gotave te ujit varet nga lloji i orizit, keshtu qe para se te hiqet nga zjarri, orizi duhet te provohet dhe nese ka nevoje i shtohet pak uje).
Kur te kene kaluaj rreth 5-7 minuta nga mbushja me uje e tenxheres i shtojme kiwit dhe karkalecat dhe i leme te ziejne bashke.
I shtojme dhe kripen dhe pak piper te bardhe sipas deshires dhe kur orizi te kete zier, e heqim nga zjarri. Kjo pjate shoqerohet mire me vere te bardhe... :-)
Pjata eshte gati.
Ju befte mire!!!
Qofte ose kernacka korce.
Veshtiresia: E lehte
Koha e pergatitjes: 60 min
Per dy persona:
Mish vici ose derri i grire rreth 550 gr, qepe 1 kokerr e mesatare, hudhra 3 thelpinj mesatar, veze 1 kokerr, nje fete buke e vjeter mesatare, pak majdanoz, piper e kripe sipas deshires.
Pergatitja:
Menyra me e mire do te ishte te kishe ne dispozicion makinat per grirjen e mishit, une nuk e kam, por kush e ka i kalon te gjithe perberesit siper ne makine qe te marrin shije te perbashket.
Per ata une qe nuk kane makine grirje mishi, vazhdojme ne kete menyre.
Lagim buken e vjeter me pak uje dhe e leme te zbutet.
Ne nje ene veme mishin e grire dhe i shtojme qepen e grire holle dhe me copa te vogla, ose te shkuar ne rende, dhe i shtojme hurdhrat e grira ne rende ose te shtypura, vezen, dhe majdanozin. I shtojme kripen dhe piperin sipas deshires, dhe pasi te kemi shtrydhur buken e lagur qe te mos ti ngele uji, e shtojme edhe ate ne ene.
Perpunojme me dore per rreth 5 minuta perberjen ne menyre qe te marre trajte te njejte dhe te kete te njejten shije. Perberja duhet te jete goxha elastike dhe duhet te jete e thjeshte perpunimi i qofteve ne forme cilindrike.
Nje nga nje i rreshtojme qoftet ne nje pjate gati per pjekje, duke pasur kujdes qe te mos ngjiten me njera tjetren.
Per pjekjen mund ti pjekim si ne tigan me vaj luledielli ose farash te tjera (jo vaj ulliri), ose mund ti pjekin ne zgare pa pasur nevoje per vaj.
Une personalisht preferoj menyren e dyte pasi me duken me te shijshme qoftet dhe mbi te gjitha me te shendetshme.
Koha e pjekjes, sipas deshires. Mund ti shoqerojme me djath kackavall dhe ullinj, salce kosi ose gjize, dhe me vere te kuqe mbi te gjitha :-))).
Pjate eshte gati.
Ju befte mire!!!
26/01/10
Fasule te zeza meksikane me oriz Basmati.
Veshtiresia: Mesatare
Koha e pergatitjes: 60 min
Per dy persona:
Oriz Basmati 1 gote uji, Fasule te zeza meksikane 1 gote uji, mish vici rreth 300 gr, qepe nje kokerr mesatare, pak curry, pak kumino, pak spec pikant, vaj ulliri 2 luge gjelle, kripe sipas deshires.
Pergatitja:
Ne radhe te pare fasulet meksikane vihen ne uje qe nje nate para perdorimit ne menyre qe te zbuten. Une i shtoj ujit te fasuleve dhe bikarbonat sodiumi qe ndihmon procesin e zbutjes.
Pastaj, pastrohet qepa dhe pritet mishi ne copa kubike.
Fasulet:Ne nje tenxhere me presion veme te zjejne fasulet ne nje cerek qepe, per ti dhene shije. Kohezgjatja e zierjes se fasuleve eshte, rreth 20-25 minuta pasi tenxherja me pression ka marre vale. Ndersa per zierjen e fasuleve ne tenxhere normale, besoj duhen rreth 2-3 ore kohe, por nuk jam e sigurt pasi nuk e kam provuar kurre :-)).
Orizi: Orizin une pergjithesisht e gatuaj ne vaporiere, qe eshte ky stumenti i fotos nr. 2. Une e perdor shume, pasi te lejon te gatuash pa yndyrna shtese, ne banjo-mari, dhe eshte shume i mire per shendetin. Nese dispononi nje mjet te tille, koha e gatimit eshte rreth 27-30 min. Por gjithashtu mund te pergatitet edhe si oriz pilaf, dhe pjata del po aq e mire. E rendesishme eshte qe orizi te jete i thare, pa leng.
Mishi: Ne nje tenxhere jo shume te thelle, veme qepen e grire ne thela mesatare te skuqet ne vaj. Pasi te jete zbutur i hedhim mishin duke i shtuar dhe kuminon (cumino italisht, shqip s'jam e sigurt), qe eshte nje specie siriane, qe ben shume mire per shendetin pasi midis te tjerash eshte dhe burim hekuri. I shtojme dhe spec pikant dhe curry (specie indiane) sipas deshires.
I leme te skuqen pak bashke, dhe pastaj i shtojme dhe fasulet qe nderkohe kane zier.
I shtojme pak uje dhe i leme te ziejne bashke 5 minita, qe fasulet te marrin shije. Tani mund ti shtojme dhe kripe sipas deshires.
E gjitha perberja duhet te kete nje forme kremoze, jo shume te lenget por jo dhe fare te thare.
Kur te jete gati, ne nje pjatance hidhet orizi qe nderkohe eshte zier, dhe nga ana tjeter miksi me fasulet dhe mishin.
Secili mund te filloje hedhe ne pjaten personale orizin dhe fasulet dhe ti miksoje sipas deshires.
Shoqerimi me i mire per kete lloj pjate eshte nje birre shume e ftohte. :-))
Pjata eshte gati.
Ju befte mire te gjitheve.
07/06/09
Spageti me Midhje (me salce domate)
Vestiresia: Mesatare
Koha e pergatitjes: 60 minuta
Per dy persona:
Spageti 200 gr, midhje 800 gr, hudhra 2 thelpinj, vaj ulliri 2 luge gjelle, domate 400 gr, majdanoz, 1 gote vere te bardhe, pak spec pikant sipas deshires, piper i zi, kripe sipas deshires.
Pergatitja:
Pastohen midhjet duke u hequr mustaqet dhe duke i hequr reren qe mund te kene siper. Pasi mbarojme pastrimin i leme ne uje per rreth 15 minuta. Ne nje tenxhere te thelle veme ujin pa kripe sepse midhjet jane goxha te kripura dhe nuk ka nevoje per kripe shtese.
Ndersa presim te valoje uji, ne nje tenxhere te ceket shtojme vajin e ullirit dhe hudhrat. Kur hudhrat te marrin ngjyre te verdhe i shtojme domatet dhe i perziejme qe te mos digjen. I shtojme nje pjese te majdanozit, piperin e zi dhe ate pikant. Pastaj i shtojme dhe midhjet dhe pas kesaj shtojme edhe goten e veres se bardhe per ti dhene shije. Nese deshironi mund te hiqni disa nga guackat e midhjeve duke ndare midhjen nga guacka qe te mos behet shume voluminoze kur midhjet te hapen. Pas disa minutave ne fakt do te vini re qe midhjet fillojne e hapen. Kini kujdes me midhjet qe nuk hapen vete dhe mos u mundoni ti hapni me zor po hiqini nga tenxherja ose pjata sepse do te thote qe nuk jane te mira.
Nderkohe uji ka valuar dhe veme makaronat te ziejne duke i perzier here pas here qe te mos ngjiten. I heqim makaronat 2 ose 1 minute para dhe pasi i kemi kulluar, i hedhim ne tenxheren ku ndodhen midhjet dhe i leme te ziejne pak bashke qe te marrin shije. I provojme dhe kur jane gati i heqim dhe i vendosim neper pjata. Nje pjese te midhjeve mund ta leme ne tenxhere se jane shume voluminoze. I hedhim siper majdanozin e mbetur duke zbukuruar pjaten.
Makaronat jane gati.
Ju befte mire!
Tave dheu
Veshtiresia: Mesatare
Koha e pergatitjes: 30-40 minuta
Per dy persona:
Melci vici 250 gr, 1 domate te madhe ose tre te vogla, vaj ulliri 2 luge gjelle, 1 spec te kuq, miell 1 luge, gjize 150gr ose per ke jeton ne itali 100gr ricotta dhe 50 gr djath feta, 2 thelpinj hurdhra, 3-4 gjethe dafine, 1 spec pikant, piper te zi dhe kripe sipas deshires, dhe patjeter dy tava dheu me diameter rreth 15 cm e thellesi rreth 5 cm.
Pergatitja:
Ne nje tenxhere te ceket skuqim melcite e prera ne kubike me vajin. Pasi jane gati i heqin nga tenxherja dhe i vendosim ne nje ene tjeter. Ne vajin e mbetur hedhim per skuqje hudhrat e grira jo shume holle, domatet dhe pas pak shtojme specin e prere ne copa te holla. Pas disa minutash shtojme dhe miellin dhe e kaurdisim duke pasur kujdes qe perberja te mos ngjitet ne tenxhere. I shtojme dhe gjizen ose ne mangesi Ricotta dhe djathin Feta dhe vazhdojme kaurdisjen derisa te marri forme unike. I shtojme gjethet e dafines, specin djeges sipas deshires, piperin e zi dhe i shtojme nje gote uje. I hedhim kripe sipas deshires dhe pas dy minutash i bashkojme melcite qe skuqem ne fillim. I leme te ziejne bashke per 5-7 minuta dhe pastaj perberjen e hedhim ne dy tavat e dheut. Marrim tavat dhe i fusim ne furren qe kemi ngrohur paraprakisht me 200 grade. I leme ne furre per rreth 20 min duke i kontrolluar here pas here.
Me pas i heqim nga furra duke pasur kujdes te mos digjemi.
Pjata eshte gati.
Ju befte mire.
Iscriviti a:
Post (Atom)